Edhe këtë të enjte, Parlamenti u përfshi nga debate të forta që kërkoi edhe ndërhyrjen e Gardës së Republikës në jo pak raste. Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra për vjedhje të parave publike, duke paralajmëruar mazhorancën se do të sjellin në sallën e Parlamentit mosbindjen civile.
Teksa tha se PS do të pësojë disfatën më të madhe në 11 Maj 2025, Berisha akuzoi mazhorancën se po shkel vendimet e Kushtetueses për të mbrojtur deputetet e saj. Tensione u krijuan në sallën e Kuvendit, pasi kryeparlamentarja, Elisa Spiropali i fiku mikrofonin kreut të PD-së, Sali Berisha pasi i mbaroi koha e fjalës
Akuzave të Berishës iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi. Seanca nisi me debate për kërkesën e PD-së për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “Beccheti”. Por kërkesa e opozitës për interpelancë me Kryeministrin Rama u rrëzua me vote.
Klan News