Lajme Arkiva 2003

Bllokohet puna në KZQV-në e Tiranës debati ndërmjet komisionerëve të pozitës  dhe opozitës bën fjalë për një kuti votimi të qendrës së votimit 18.09 në të cilën mungonin fletët e votimit. Në kuti gjendej vetëm tabela e rezultateve pa firmën e nënkryetarit të qendrës së votimit dhe dy anëtarëve të cilët nuk përbëjnë mazhorancën 5 me 2 sipas nenit 44 të kodit zgjedhor.

Procesverbali kishte si rezultat mbi 300 vota për Edi Ramën dhe ‘90 për Ngjelën. Këtë procesverbal nuk e firmosën anëtarët e opozitës së KZQV-së së Tiranës pasi sipas tyre është e paligjshme nëse ajo firmoset pa fletët e votimit gjë që është kundërshtuar nga pala tjetër.

Në këtë moment është bllokuar edhe procesi për vazhdimin e punës me ikjen e sekretarit të KZQV-së që i përket Partisë Socialiste.

“Për tu shpallur rezultati duhet që çdo gjë të jetë e rregullt, me procesverbale me të gjitha materialet përkatëse që janë brenda. Pra në qoftë se në konform ligjit nuk janë në rregull këto atëherë kutia do të shpallet e pavlefshme”.

“Hajde ta votojmë se si do të veprojmë. Ta nxjerrim të vlefshme apo të pavlefshme. Ata nuk pranuan, thanë se do të vazhdojnë me regjistrimin e materialeve që ne kemi. Kjo ishte e gjithë pengesa që u has te ne. Atëherë meqë e kemi bërë një herë përse ta bënim përsëri”?

Arsyeja e bllokimit të punës nga anëtarët socialist ishte pasi ata kërkonin një konsulencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Aty erdhi zëdhënësi i Komisionit të Zgjedhjeve Erton Sinani i cili kërkon vazhdimësinë e punës në KZQV-në e Tiranës.

Gazetarja: Për kutitë që janë të vlefshme të vazhdojë punë dhe kutitë për të cilat kontestohen të lihen për në fund?

Erton Sinani: Kutitë të cilat do të kontestohen do i takoj komisionarëve të Komisionit Zgjedhor të Qeverisjes Vendore në Tiranë që të shikojnë nëse do të arrijnë një marrëveshje për sa i përket edhe kutive të cilat kanë probleme, pastaj është e rëndësishme që të kemi të paktën një vijim të procesit të punës me këto kuti të cilat nuk kanë kontekst./tvklan.al