Jozefina Topalli: “Dhe nga Asambleja Parlamentare e Strasburgut sapo votoi me unanimitet të plotë zëvendësimin e Biberajt me zotin Ilir Rusmaili. Kështu që zotëri deputet ju këshilloj që herë të tjera unë do ju bëj një xhiro në Këshillin e Europës, do ju çoj atje për të kuptu si funksionon. Ju këshilloj që të lexoni dhe njëherë rregulloren, të lexoni edhe artikullin e kryetarit të kuvendit dhe ta harroni se minoranca mund të marrin kompetencat e kryetarit të kuvendit”.

Arben Malaj: “E para dhe mbi të gjitha na u urdhërua që ta harrojmë se ju do drejtoni kshu siç keni ju dëshirën të drejtoni dhe e dyta na dha dhe detyrë shtëpie që të lexojmë rregullore. Bile e treta dukeni se keni marrë një pushtet dhe po bëni dhe listat e deputetëve e të gjitha partive. Zonja kryetare, ju keni deformim në formimin tuaj si kryetare kuvendi të një vendi. Në qoftë se do ta lexosh dhe ta dish se çfarë është autoriteti ke për delegacionet, e para dhe mbi të gjitha ke këshillim dhe lexo paragrafin e fundit të kuptosh sesa e deformon autoritetin që të ka dhënë ky parlament. Ata që vetë e përfaqësojnë Shqipërinë në gjerë këta institucione ndërkombëtare dhe te fondi monetar, dhe te Banka Botërore, dhe te pak e stabilitetit janë përfaqësues të parlamentit të Shqipërisë dhe jo përfaqësues të partive përkatëse dhe ky statusi i tyre ndryshon në këtë rregullore”./tvklan.al