Dritan Agolli: “Ky është plani i parë në republikën e Shqipërisë që ka pasur pjesëmarrjen më të gjerë të konsultimeve që nga qytetari i vetëm i Tiranës deri të kryeministri i republikës së Shqipërisë dhe presidenti i republikës së Shqipërisë. Kanë marrë pjesë në diskutimet publike të planit. Prandaj të thuash që ky plan nuk është diskutuar dhe nuk është debatuar me grupet e interesit, nuk është e vërtetë”.
Gjergj Bojaxhi: “Ky plan është përkthyer para 3 muajsh dhe ti nuk mund të më thuash që është bërë konsultime të gjera në anglisht”.
Dritan Agolli: “Të lutem mos më ndërprit, të lutem mos më ndërprit”.
Gjergj Bojaxhi: “Jo unë nuk do të ndërpres për këtë. Ku i ke bërë konsultimet? Me qytetarët e Tiranës në anglisht apo në shqip?”
Dritan Agolli: “Të lutem mos më ndërprit, se është mungesë edukate”.
Gjergj Bojaxhi: “Atëherë ki kujdes kur flet. Plani është përkthyer përpara disa muajsh. Si mund të thuash që është bërë konsultime shumë të gjëra”.
Dritan Agolli: “Të lutem mos ofendo, të lutem mos ofendo. Ju gënjeni me akuzat tuaja, me akuzat që doni ti hidhni. Në baltën e akuzave që doni ti hidhni qytetit të Tiranës. Nuk e baltosni dot planin rregullues të qytetit të Tiranës. Është puna jonë 3-vjeçare, ka 2 vjet që politika e mban zvarrë planin e Tiranës. Ka 2 vjet dhe nuk lejoj unë si nëpunës i shtetit të Shqipërisë që t’i të më akuzosh mua për gënjeshtarë dhe për akuza korrupsioni. Nuk të lejoj se jam baba i 2 fëmijëve dhe ti turp të kesh që më akuzon mua për korrupsion. Ty të vij turp se nuk është gjuha e këshilltarit kjo. Ta tregoj unë lejet e ndërtimit ty, t’i tregoj unë të gjitha akuzat ty. Ti tregoj unë të gjitha ty që akuzon për korrupsion. Ti ke turp, duhet të kesh turp që më akuzon mua nëpunësin e shtetit shqiptar që vij këtu të raportoj një punë 2-vjeçare dhe politika jote e qelbësirës dhe e baltës mbi planin rregullues hedh akuza mbi njerëz të ndershëm, hedh akuza mbi njerëz të ndershëm. Ty turp të të vij, politikën mos e bëj këtu”./tvklan.al