Me 45 vota pro dhe me 9 kundër federatat anëtare të KOKSH votuan për të shkarkuar Presidentin Viron Bezhani.
KOKSH mbajti një asamble të jashtëzakonshme, jashtë datës së përcaktuar më parë dhe thuajse në fshehtësi, duke mbajtur larg mediat.
Madje edhe grumbullimi i mbi 10 apo me shumë personave në një ambient të mbyllur ishte në kundërshtim me ligjin. Në fakt në këtë sallë morën pjesë mbi 60 persona.
Në asamble nuk mori pjesë presidenti i shkarkuar Bezhani madje as kandidatët e tjerë për postin e presidentit të KOKSH.
Tv Klan