Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga largimi i Xhakës nga grumbullimi i Kombëtares, Gianni De Biasi refuzon të tregojë çka ka ndodhur, sipas tij për të mirë të futbollistit.

“Unë 60 vjeç kurse Xhaka është 25. Trajneri mundohet të mbrojë futbollistët e tij, ndërsa futbollistët duan që unë të tregoj të vërtetën deri në fund. Ndoshta është më mirë që jo. Unë mendoj që lojtari duhet të respektojë vendimet e trajnerit”.  

Tekniku kërkon ta mbyllë çëshjen Xhaka.

“Nëse ndonjëri e ndjen veten absolutisht më i forti, ta tregojë në fushë. Unë i kam dhënë gjithmonë këto mundësi. Janë disa momente kur unë kam bërë zgjedhje të ndryshme dhe duhet të pranosh zgjedhjet e trajnerit, i cili është këtu për të mirën e ekipit dhe jo për të keqen. Pastaj nëse ndokush ndjehet i sakrifikuar, ky nuk është problemi im”.

Zërat se ka ardhur koha që ai të largohet nga Kombëtarja italiani kërkon t’i shuajë me një shprehje që në Shqip do të tingëllonte “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”.

“Unë jam një person, i cili e ka mbajtur gjithmonë fjalën në momentet më pak të mira, edhe në të mirat, kur mund të përfitoja nga situata. Unë mendoj se kam një raport të veçante me grupin tim të lojtarëve dhe më kënaq. Në fund të fundit pëllitja e gomarit nuk shkon deri në qiell”.

Për takimin me Bosnjen, Kombëtarja do të provojë lojtarë të rinj. Një fitore ndoshta do të qetësonte situatën në përfaqësuese.

“E dimë mirë që Bosnja ka shumë lojtarë të mirë si Xheko, Pjaniç, Luliç, Zukanoviç, të cilët luajnë në Serinë A. Prandaj jemi të informuar dhe trajneri na ka përgatitur mirë për t’u përballur me ta. Besoj që do bëjmë mirë, pastaj të shohim si do shkojë ndeshja. Ne lojën e bëjmë për të fituar”.

Miqësorja do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:00.

Tv Klan