Shqipëria U-17 e vajzave, triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025.
Dy golat e shënuar nga Refjona Luari në minutën e 27-të dhe Aisha Sulejmani në minutën e 96-të, i dhanë suksesin kombëtares kuqezi.
Ndeshjet e grupit B4, të vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për vajza 2025 u zhvilluan në Shqipëri nga 30 Tetori deri më 5 Nëntor.
Shqipëria e mbylli grupin në vendin e dytë me 3 pikë në total, ndërsa në krye të klasifikimit u rendit Kosova me 4 pikë. /tvklan.al