Gazetarja: “Reshjet e dëborës të cilat kanë mbuluar tërësisht Malin e Dajtit, kanë bërë që kjo të jetë pika më e frekuentuar e kryeqytetit. Jo vetëm banorë kryeqytetas kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën nën bardhësinë e dëborës, por edhe nga qytete të tjera përreth. Mjaftë nxënës shkolla kanë ardhur sot nëpërmjet rrugës automobilistike apo me teleferik për të parë dhe shijuar bardhësinë e dëborës në Malin e Dajtit”.
“Kur ka borë në Dajt ka lëvizje shumë të madhe. Njerëzit nga mosha më të ndryshme vijnë për ta frekuentuar”.
Gazetarja: Ju jeni mësues?
Mësuesja: “Po”.
Gazetarja: Keni sjell nxënësit?
Mësuesja: “Po”.
Gazetarja: Cila shkollë?
Mësuesja: “Shkolla 9-vjeçare Thumanë, rrethi Krujë”.
Nxënësja: “Banoj në Thumanë”
Gazetarja: Keni ardhur me shkollën sot?
Nxënësja: “Po”.
Gazetarja: Kishit ardhur herë tjetër në Dajt?
Nxënësja: “Jo, hera e parë”.
Gazetarja: Si po ju duket?
Nxënësja: “Shumë bukur”.
“Kemi ardhur nga Shkodra për dëborën”.
“Nga Kruja”.
Gazetarja: Është hera e parë që vini në Dajt?
“Po”.
Gazetarja: Po dëborë është hera e parë që shikoni?
“Po”.
Gazetarja: Si ishte të bëje xhiro me kalë në Dajt?
“Ishte mrekulli, ishte shumë bukur. Është hera e parë që bëj xhiro dhe u kënaqa shumë”.
Gazetarja: Kishe parë herë tjetër dëborë?
“Jo kaq shumë me të thënë të drejtën”.
Gazetarja: “Kalimi i një fundjave nën ambientet e dëborës pa diskutim që nuk mund të kaloj dhe pa burrin prej dëbore, të cilin e formojnë shumë shpesh fëmijët por edhe të rriturit dhe argëtohen me këtë”./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami