Reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët kanë zbardhur zonat e thella malore të vendit. Në Qarkun e Shkodrës raportohet për reshje dëbore në bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz, por pa krijuar probleme.

Në aksin Bogë-Theth drejtuesit e mjeteve këshillohen të qarkullojnë me goma dimërore.

Edhe juglindja është përfshirje nga reshjet e dëborës që po bien me intensitet të ulet në Dardhë, në segmentin e Bigllës në qarkun e Korçës. Aksi që lidh Dardhën me Boboshticën është i kalueshëm normalisht.

Ndryshe nga sa ndodh në zonat veriore, në Vlorë reshjet e shiut kanë sjellë prezencë të ujit në disa rrugë, por fatmirësisht nuk ka asnjë aks të bllokuar.

Sinoptikanët parashikojnë dobësim të reshjeve, ndërsa e shtuna dhe e diela rikthen motin me diell. Por temperaturat minimale do të pësojnë ulje. Në zonat malore duhet treguar kujdes pasi problem këto ditë do të jenë ngricat.

Reshjet e shiut pritet të rikthehen sërish javën e ardhshme.

Tv Klan