Një defekt në rrjetin e shpërndarjes ka lënë për më shumë se 12 orë pa energji elektrike spitalin e Lushnjës.

Për pasojë është bllokuar kryerja e operacioneve dhe shërbimeve të tjera që lidhen me aparaturat elektronike, por pacientët janë ankuar se nuk janë trajtuar as rastet e urgjencës.

“Për të bërë një eko, s’ka drita. Kemi që në mëngjes rrimë këtu”.

“S’ka drita. Presim këtu”.

Josif Prençi: “Vetëm një rast urgjent është bërë me gjenerator sepse aq i fuqishëm është gjeneratori në këtë rast”.

Sipas drejtuesve të korporatës, defekti ka përfshirë një zonë të gjerë dhe për riparimin e tij është kërkuar kohë.

Ptoleme Mezini: “Mbrëmë kanë fryrë erëra shumë të forta dhe si rezultat i këtyre erërave një…është rrëzuar dhe ka dëmtuar linjën”.

Spitali i Lushnjës nuk ka një sistem të pavarur të furnizimit me energji dhe kjo bën që në raste avarish shërbimi shëndetësor të dalë jashtë funksionit, duke vënë në rrezik në jo pak raste shëndetin e pacientëve./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle