Këngëtarja e njohur dhe mjaft seksi Beatrix Ramosaj së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një shqetësim të madh që po përballet. Ajo prej disa kohësh, nuk po bën një gjumë të rehatshëm për shkak të disa shqetësimeve.
Beatrix ka treguar se gjatë gjumit ajo po përjetoj paraliza dhe shikon figura apo dëgjon zëra, një eksperiencë kjo mjaft e frikshme.
“Jam shumë e inatosur kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë.
Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam nisur të fle me diçka para pë të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund ta përballoja.
Nuk e dija që njerëzit e tjerë e kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, ka rrëfyer këngëtarja. /tvklan.al