Hidhini një sy figurës së mësipërme, çfarë patë fillimisht: Një thikë, vemje, flutur apo mollë? Ajo që keni parë të parën do të zbulojë një aspekt të personalitetit tuaj që ka të bëjë me gjërat që ju i frikësoheni më së shumti. Nëse keni parë:

Frika juaj lidhet me shëndetin tuaj. Ju herë pas here ju shfaqet frika se keni një sëmundje për të cilën nuk dini gjë. Druheni nga vuajtja dhe shqetësoheni për mundësinë e vdekjes në çdo moment.

Frika juaj më e madhe janë fantazmat, e njohura dhe si spektrofobia. Ka mundësi të mendoni se juve ju ndjekin fantazma në momentet tuaja më të dobëta, të tilla si kur jeni të hutuar apo jeni gati të bini në gjumë.

Frika juaj lidhet me tradhtinë. Ndoshta sepse të tjerët ju kanë lënduar apo mashtruar shumë herë. Ju mund të jeni përballur me një refuzim serioz, qoftë në një punë apo në ëndërr. Megjithatë, ju jeni të mirë për ta fshehur atë dobësi. Ju e tregoni atë vetëm kur jeni ballë për ballë.

Frika juaj e nënndërgjegjshme është vdekja. Jo e juaja, por ajo e të dashurve tuaj. Ndoshta ngaqë ju keni humbur dikë shumë të veçantë. Me këtë goditje traumatizuese që hedh një hije në nënndërgjegjen tuaj, ju, natyrisht, nuk mund ta duroni mendimin për të humbur një person tjetër të dashur.


Testi që ju paraqitëm më sipër është përgatitur nga “Italia Feed” dhe përshtatur në shqip nga tvklan.al.