Ndryshe nga disa pakënaqësi nga simpatizantë të Partisë Demokratike të Mamurrasit, lideri demokrat Sali Berisha është shprehur se baza i ka pritur me konsensus emrat e përzgjedhur për kryetar bashkishë dhe komunash duke përjashtuar ndonjë rast pa rëndësi.
Sali Berisha: “Unë mund t’ju themë realitetin, ankesat kanë qënë minimale, ka pasur një apo dy raste për të cilat është bërë verifikimi më rigoroz, fatmirësisht me dokumenta zyrtare dhe kanë dalë të gjitha pretendime të trilluara. Realisht ka pasur mirëkuptimin më të gjërë që kemi pasur për këto dy vite”.
Ndaj këtyre zërave ka reaguar dhe sekretari për pushtetin vendor për Partinë Demokratike, Njazi Kosovrasti.
Njazi Kosovrasti: “Unë për vete e konsideroj mungesë të përgjegjsisë qytetare, të vijmë dhe me papërgjegjshmëri të hedhim sinuata. Ashtu e kanë menduar ata se mund të mbrojnë kandidaturën e tyre, mirëpo këto janë krejtësisht të paqëna, të pabaza, ne kemi qënë shumë të rëndësishëm, të vëmëndshëm dhe shumë serioz kur vajtëm në Mamurras, sepse vërtetë problemi që ne kishim marrë përsipër të zgjidhnim nuk kishte të bënte me emrin, kishte të bënte me popullin dhe ka të bëjë me popullin e Mamurrasit, nuk mund ne të shkonim, është e turpshme”.
Sipas këtij të fundit, kryesia e Partisë Demokratike e ka mandatuar ate dhe Olldashin për të parë nga afër projektin e ujësjellësit në Mamurras i cili ishte lënë pezull. Partia Demokratike do të ketë në qëndër të vëmëndjes së saj për programin elektoral, decentralizimin./tvklan.al