Menada Zaimi: Asambleja Parlamentare e OSBE-së duket se i ka vënë pikat mbi (i) debatit politik lidhur me hapjen ose jo të kutive të votimit nga një komision i posaçëm parlamentar. Në një deklaratë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të lexuar ekskluzivisht për televizionin Klan nga vetë Presidenti i Asamblesë Joao Soares, theksohet nevoja për futjen e menjëhershme të deputetëve të opozitës në Kuvend. Sikundër nevoja për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili gjatë hetimit të tij do të duhet të respektojë kushtetutën, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Joao Soares: “Mënyra më e mirë që t’ju bëj të ditur deklaratën e Presidentit të Asamblesë Parlamentare është që ta lexoj dhe ta lexoj saktë, fjalë për fjalë, që të kuptohet qartë dhe që të kemi garancinë se nuk do të ketë gabime. Unë rikonfirmoj mbështetjen për raportin e OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri. Misioni i OSBE-së u kryesua nga një njeri me mjaftë eksperiencë, zv/Presidenti  i Asamblesë Parlamentare, Wolfgang Grossruck. Duke theksuar përmirësimet ai dhe ekipi që kryesonte nënvizuan një sërë çështjes të rëndësishme që duhen adresuar. Pretendimet e opozitës për mashtrime duhen gjithashtu shikuar. Në interes të stabilitetit dhe të ecjes përpara me dialogun dhe pajtimin mes palëve, i bëj apel të gjithë kandidatëve të zgjedhur të pranojnë sa më shpejt mandatet e tyre në parlamentin e Shqipërisë. Mirëpres gatishmërinë e të dy palëve për të marrë pjesë në komisionin parlamentar që do të ndërmarrë një hetim të plotë të zgjedhjeve, duke respektuar Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese./tvklan.al