Zgjedhjet e 28 Qershorit në Shqipëri përbëjnë një hap jashtëzakonisht të madh në drejtim të demokracisë dhe ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë, shumë më të mira se ato të vitit 2005.

28 Qershori shënoi një hap të jashtëzakonshëm, të madh dhe të rëndësishëm përpara. Kështu ka deklaruar zv/presidenti i asamblesë parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck, gjatë mbledhjes e komitetit drejtues të zhvilluar në Athinë, në të cilin ishin të pranishëm delegacione nga të gjitha vendet anëtare.

Çdo votë tha Grossruk u numërua dhe fotografua gjatë vlerësimit çka e bëri misionin e OSBE-së të kishte ngarkesë të madhe.

Sipas tij, ato që mbeten për tu rregulluar janë gjëra fare të thjeshta që mund të zgjidhen në proceset e ardhshme zgjedhore.

Zv/presidenti i asamblesë parlamentare të OSBE, theksoi se përfundimisht misioni në Shqipëri ishte plotësisht i suksesshëm, dhe uroi që pas këtij suksesi, Shqipëria të vazhdojë të ecë më tej në rrugën e demokracisë. Grossruck theksoi se vlerësimi i OSBE-ODHIR për zgjedhjet është unanim.

Ai falënderoi prezencën e OSBE-së në Tiranë, autoritetet shqiptare për bashkëpunimin, Ministrinë e Brendshme, KQZ, dhe ambasadorin Bosh.

Një tjetër vlerësim për procesin e 28 Qershorit erdhi edhe nga presidenti i asamblesë, Soares, i cili konsideroi një sukses misionin vëzhgues dhe falënderoi koleget pjesëtarë të misionit për punën e kryer.

Pas kësaj, Asambleja miratoi me unanimitet raportin mbi zgjedhjet e 28 Qershori në Shqipëri./tvklan.al