Prokuroria i vuri në dispozicion portugezit Ruben Saraiva dhe avokatit të tij, të dhënat mbi ecurinë e hetimeve që po kryhen ndaj tij si person i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në Prill të 2023.
Këto të dhëna iu dhanë këtë të hënë në një seancën gjyqësore, ku ndër të tjera portugezi kërkon edhe ndryshim të masës së sigurisë.
Për avokatin e tij, Kujtim Cakrani, Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme kundër tij.
Seanca u zhvillua nën masa të forta sigurie dhe portugezi u shoqërua nga forca të shumta policie. Ai vijon të mohoj akuzat, por hetuesit besojnë se ai u kontraktua që të kryente vrasjen e Nikulajt.
Ai u arrestua në Marok pas ngjarjes dhe më pas u ekstradua në vendin tonë. Ndërsa si porositës dhe organizator i krimit prokuroria thotë se është Edmond Haxhia.
Ai ndodhet i arrestuar në Angli bashkë me 4 shtetas britanikë që dyshohet se janë përfshirë në atentat.
Sipas hetuesve, britanikët që kishin ardhur në vendin tonë si turistë kanë pasur rolin e vëzhguesit të viktimës.
Tv Klan