Një 18-vjeçar është vënë në pranga në Fier pasi shpërndante lëndë narkotike në qytet.

Policia ka prangosur Auron Çelajn i cili e shiste drogën në doza të vogla në rrugë të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një sasie kanabisi në doza gati për shitje. Vijon puna për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë aktivitet.

Klan News