Autoritetet e kryeqytetit indian, Delhi, kanë mbyllur shkollat dhe universitetet për një kohë të pacaktuar për shkak të përkeqësimit të ndotjes së ajrit.

Projektet ndërtimore gjithashtu janë pezulluar deri më 21 Nëntor, por përjashtohen ato që janë të lidhura me transportin dhe mbrojtjen. Vetëm 5 nga 11 termocentralet e qymyrit të qytetit janë lejuar të operojnë. Një mjegull toksike ka përfshirë gjithë kryeqytetin që pas festivalit të Divalit.

Nivelet e PM2.5, grimcave të vogla që bllokojnë mushkëritë te njerëzit, sipas OBSH, janë shumë më të larta  se sa standardi. Në pjesë të caktuara të qytetit janë regjistruar shifra deri në 400 gjatë ditës së martë, që klasifikohet si gjendje “e rënduar”.

Indeksi ka shkallë nga 0-50 që konsiderohet “mirë” ndërsa 51-100 merret si “e kënaqshme”./tvklan.al