Gripi stinor nuk po qarkullon më në popullatën e vendit tonë, pasi varianti “Delta” i Covid-19 është më dominuesi gjatë kësaj periudhe. Sipas specialistes virologe në ISHP, Iris Hasibra kjo është vënë re gjatë analizave të kryera në laboratorin e virologjisë.
Sa i përket variantit të ri “Omicron” ende në vendin tonë nuk ka rast të konfirmuar, por janë dërguar disa mostra të dyshuara në laboratoret e referencës në Gjermani dhe Britani.
ISHP bën të ditur se shumë shpejt pritet të mbërrijnë përgjigjet e analizave, por pavarësisht kësaj specialistët i bëjnë apel qytetarëve të tregohen vigjilentë dhe të vaksinohen.
Klan News