PSG e mbylli sezonin me një fitore ndaj Metz me rezultatin 2-0, ndërsa në fushë nuk ishin dy titullarët Kilian Mbappe dhe Osman Dembélé.
Të dy kampionët e botës ndodheshin në Kanë ku morën pjesë në festivalin e filmit. Ndërsa e ardhmja e kapitenit të Francës është përcaktuar tashmë, duket se edhe ajo e Dembele është larg “Park de Prins”.
Sipas medias franceze “RMC Sport”, trajneri Lusi Enrike nuk e do më në ekip sulmuesin 27 vjeçar dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve.
Dembele ka luajtur shumë pak që nga eliminimi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve nga Dortmund. Për më tepër që ndryshe nga Mbappe, 27-vjeçari duhej që të vazhdonte të qëndronte me ekipin, e të ishte në dispozicion të teknikut spanjoll.
Parisienët i pret një sfidë e vështirë të shtunën në finalen e Kupës së Francës kundër Lionit. Mbappe nuk do të jetë në këtë takim, nisur nga fakti se nuk është stërvitur. Por gjasat janë të pakta që Dembele të jetë i disponueshëm nisur nga fakti se edhe ai ka punuar pak.
Trajneri Luis Enrike me këto vendime e ka bërë të qartë se për të ardhmen, sulmuesi francez nuk bën më pjesë në planet e tij.
Klan News