Qyteti i Beratit prej disa ditësh vuan mungesën e furnizimit me ujë te pijshëm pasi tubacioni kryesor si pasojë e reshjeve është dëmtuar ne vendburimin e tij.
Me gjithë këmbënguljen intensive të punonjësve pranë ujësjellësit të Beratit ngjitja e tubit e çarë në afërsi të fshatit Pronivik në komunën e Bogovës ka dështuar.
Ajo është e pamundur pasi terreni ku shtrihet tubi është i vështirë dhe rrëshqitja e dherave që vazhdon ende nuk e lejon diçka të tillë.
Fatmir Shehu: “E vetmja mundësi e mundshme është rilidhja përsëri e këtij tubacioni, por në këto kushte me këtë rrëshqitje të dheut asnjëherë nuk mund të garantohet sesa do të shkojë kjo rilidhje. Theksoj se tubacioni është një diametër i konsiderueshëm, 700 milimetër. Ai përcjell në drejtim të qytetit të Beratit rreth 600 litra në sekondë. Terreni i thyer dhe presionet e larta bëjnë të vetën, por kuptohet dhe amortizimi. Ky rrjet tashmë është 22-vjeçar. Ka bërë punën e vet”.
Sipas eksperteve e vetmja zgjidhje e këtij problemi tashme mbetet spostimi i tubacioneve te ujësjellësit, i cili kërkon një kosto te madhe financiare./tvklan.al