Lajme Arkiva 2003
Dënohet me 7 vjet burg çifti Flora dhe Perlat Elezi të cilët akuzohen për tjetërsim pasurie. Ata figurojnë debitorë ndaj firmës rentiere “Gjallica” në shumën prej 250 ijë dollarësh. Sipas prokurorisë shuma në fjalë është përdorur për blerjen e një fabrike tullash në Tiranë ndërsa detyrimi ndaj firmës rentiere nuk është shlyer asnjëherë.
Pak muaj më parë prokuroria ka bërë bllokimin e kësaj fabrike ndërsa nisi procedim penal për Flora dhe Perlat Elezin. Ata u gjykuan në gjendje të lire dhe nuk do të burgosen deri sa Gjykata e Apelit të marrë një vendim të formës së prerë.
Prokurori i çështjes i kërkoi gjyqtarit Altin Abdiu dënimin e të pandehurve për 4 vjet për zonjën Elezi dhe 3 për bashkëshortin e saj e njëjta masë vendimi u vendos nga gjyqtari. Çifti Elezi është i dyti që ju nënshtruar asnjë procesi në Gjykatën e Tiranës për tjetërsim pasurie në shuma të mëdha.
Shuma e marrë hua nga një firmë rentiere. Ende është pezull dosja me një tjetër debitor të firmës “Gjallica”, Osman Shehu. Dosja është shqyrtuar deri më tani nga gjyqtari Elvis Kotini i shkarkuar pak ditë më parë me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë./tvklan.al