Një gjykatë në Irak ka dënuar një grua gjermane me vdekje pasi ajo u largua për t’u bashkuar me grupin terrorist ISIS. Gjykata në Bagdad dënoi gruan gjermane, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, për “dhënien e ndihmës logjistike grupit terrorist me qëllim për të kryer krime” dhe ka urdhëruar ekzekutimin e saj.
Zëdhënësi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Abdul-Sattar Bayrkdar, thotë se gruaja pranoi të bashkohej me Isis pasi udhëtoi nga Gjermania në Siri dhe pastaj në Irak së bashku me dy vajzat e saj. Të dy vajzat më vonë u martuan me militantë të ISIS.
Ajo besohet të ketë jetuar në rajonin e Mannheimut të Gjermanisë kur udhëtoi për në Siri, por dyshohet se ka origjinë marokene.
Forcat irakiane kanë arrestuar një numër të konsiderueshëm të grave të huaja pasi ata e zhvendosën ISIS nga territori i tij i mëparshëm në Irakun verior dhe qendror.
Është llogaritur se mbi 27,000 luftëtarë të huaj, duke përfshirë 6,000 evropianë, kanë udhëtuar për në Irak dhe Siri që nga fillimi i Pranverës Arabe në vitin 2011, por jo të gjithë ata janë bashkuar me ISIS, sipas të dhënave të publikuara nga
Grupi Soufran
./tvklan.al