Gjermania do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme më 23 Shkurt të vitit të ardhshëm. Vendimi u mor gjatë një takimi që zhvilluan krerët e partive kryesore, socialdemokratëve në qeveri dhe kristiandemokratëve në opozitë.
Data e zgjedhjeve pritet të shpallet zyrtarisht nga presidenti Steinmeier. Në bisedimet mes dy partive kryesore u ra dakord që Kancelari Olaf Scholz të depozitojë të mërkurën kërkesën për votëbesimin e qeverisë së tij në parlament më 18 Dhjetor.
Scholz propozoi fillimisht mbajtjen e mocionit të votëbesimit, Janarin e vitit të ardhshëm për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Mars 2024, por kjo u refuzua nga opozita që kërkoi që kësaj situate t’i jepej fund sa më shpejt.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare ishin planifikuar për në Shtator, por vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme disa muaj më herët erdhi pas shpërbërjes së komalicionit qeverisës, të njohur ndryshe si semafori.
Demokratët e Lirë tërhoqën mbështetjen për qeverinë e Olaf Scholzit javën e kaluar pasi Kancelari shkarkoi kreun e kësaj partie nga posti i ministrit të Financave, pas mosmarrëveshjeve për reduktimin e defiçitit buxhetor që aktualisht ndodhet në kuotat e 63% të Prodhimit të Brendhshëm Bruto. Ekonomia gjermane nuk njeh rritje prej 2 vitesh.
Tv Klan