Një reper iranian i cili ishte burgosur për shkak të mbështetjes së protestave anti-qeveritare, është dënuar me vdekje.
Toomaj Salehi ka mbështetur përmes këngëve të tij protestat e vitit 2022 që shpërthyen pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Aminit e cila u ndalua nga policia për shkak të shkeljes së mbajtjes së shamisë dhe më pas u dhunua brutalisht nga efektivët e policisë. Plagët ishin aq të rënda sa ajo ndërroi jetë në spital.
Një nga avokatët e reperit ka bërë të ditur se do të apelojnë kundër vendimit për dënim me vdekje. Përpara protestave të vitit 2022, artisti i njohur ishte tashmë një personazh të cilit i ishte hequr e drejta të performonte në koncerte.
Nëpërmjet këngëve dhe teksteve të tij ai kritikonte udhëheqjen e Iranit.
Klan News