Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënon me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën. Ai u shpall fajtor për grabitjen e 5.4 milion eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2019.

Talo Çela, një prej shqiptarëve më të kërkuar, u gjykua veçmas nga të akuzuarit e tjerë, ndërsa SPAK kërkoi për të 19 vite heqje lirie.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar më parë Klement Çalën me 20 vite burgim. Fajtor u shpall dhe vëllai i tij, Eldi Çala, i cili u dënua me 17 vite. I njëjti dënim u dha nga Apeli edhe për Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin dhe Alkond Bengasin.

Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg, ndërsa Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë arratisjes pas grabitjes së parave.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 prill të vitit 2019 ku në pistën e aeroportit Nënë tereza, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e parave vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po futeshin në avion.

Klan News