Një 35-vjeçar është goditur për vdekje me sende të forta në Gjirokastër. Viktima është identifikuar me iniciale Gj.A.
Mësohet se 35-vjeçari u konstatua i shtrirë në rrugë në lagjen “Zinxhira” dhe u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë rrugës.
Mjekët kanë konstatuar plagë në trupin e viktimës, të shkaktuar nga goditjet me sende të forta. Nuk dihen rrethanat dhe autorët e kësaj ngjarje.
Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. /tvklan.al