Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Në procesin gjyqësor për tenderin e pasaportave dhe atë të karburanteve dëshmoi një shtetas grek, Dimitris Gavril është përfaqësues i firmës Global Petrolium, e cila fitoi tenderin e karburantit në Ministrinë e Rendit. Deklarimet e dëshmitarit që në favor të të pandehurit Edmond Alia, i akuzuar se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente në këtë tender.
Sipas dëshmitarit grek, ndonëse kontrata e kishte parashikuar të pandryshueshëm çmimin e karburantit mbi 80 për litër, në fakt ai u ble nga ministria me 102 lekë për litër. Kjo sipas dëshmitarit, për shkak të ngritjes së çmimit të naftës në të gjithë botën.
Pas deklarimeve të Dimitris Gavril, avokati mbrojtës së Veli Myftarit dhe vetë ky i fundit janë shprehur edhe njëherë kundër akuzave të prokurorisë. Ish-drejtori i rendit Myftari, u ka rikujtuar përfaqësuesve të akuzës, se qëllimisht nuk kanë nisur asnjëherë hetimet ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Bilbil Mema edhe pse ndaj tij u depozitua rreth një vit më parë një kallëzim nga Himçi dhe Myftari.
Dy të pandehurit cilësojnë si përgjegjës për skandalin e pasaportave, ish-drejtorin Mema dhe ish-komandantin e repartit 100, Ylli Ymeraj./tvklan.al