Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Dëshmorë nga radhët e policisë janë përkujtuar në ditën e 5 Majit në një ceremoni të veçantë në ambientet e repartit të forcave të Briskut në Tiranë.
Në prani të Ministrit të Rendit Luan Rama, efektivat e forcave speciale të policisë së shtetit, kanë kujtuar katër shokët e tyre të rënë vitin e fundit në përpjekje kundër krimit dhe elementëve të rrezikshëm. Ylvi Bengasi, Drini Hoxholli, Artur Resulin dhe Altin Mançellarin. Ministri i Rendit Luan Rama ka vlerësuar këta katër dëshmorë, si simbole të policisë së shtetit.
Luan Rama:- “Kjo ditë emblematike, e nderimit, e veneracionit, dhe përuljes së thellë përpara atyre që dhanë jetën, për të nderuar kujtimin, jetën dhe veprën e dëshmorëve të policisë së shtetit, të kombit tonë, por edhe për të konfirmuar vëmendjen, vlerësimin dhe përkujdesjen e veçantë, të qeverisë shqiptare për të gjitha familjet e të rënëve”.
Në nderim të tyre është ngritur edhe një memorial brenda ambienteve të këtij reparti. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe mjaft familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës./tvklan.al