Lajme Arkiva 2003

Marrëveshja e tregtisë së lirë me Maqedoninë ka përgjysmuar eksportet dhe ka ndikuar në rritjen e importeve. Ky është konkluzioni i studimit të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtij studimi gjatë një viti te aplikimi të kësaj marrëveshje, eksportet me Maqedoninë janë ulur në masën 45%, ndërsa importet janë rritur në masën 15%.

Ky fakt konfirmohet edhe nga INSTAT-i i cili në bilancin tregtar të publikuar dëshmon për rënie të ndjeshme të eksporteve dhe rritje të importeve me Maqedoninë.

Sipas Bankës së Shqipërisë marrëveshja e tregtisë së lirë me Maqedoninë nuk është vërtetuar të ketë ndikime në kursin e këmbimit si edhe në rritjen e inflacionit, për shkak të peshës së ulët që zë në volumin tregtar. Por aplikimi i të gjithë marrëveshjeve do të shfaqë ndikime të tilla.

Ministria e Ekonomisë nuk e pranojnë dështimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Maqedoninë. Sipas saj eksportet me Maqedoninë janë rritur në masën 90%, pra Banka e Shqipërisë dhe INSTAT gabojnë në përcaktimet e tyre.

Institucionet shtetërore janë konfuze në lidhje me statistikat për të servirur variantin më të saktë. Fondi Monetar Ndërkombëtar disa muaj më parë i tërhoqi vëmendjen institucioneve shtetërore për probleme të mprehta me statistikat të cilat në fakt do të duhet të ishin më të ftohtat dhe më të pagabueshmet./tvklan.al