Dështojnë përpjekjet e partive opozitare në Korenë e Jugut për të rrëzuar presidentin Yoon Suk Yeol.

Anëtarët e Partisë qeverisëse të Pushtetit Popullor të presidentit bojkotuan Asamblenë Kombëtare ku u mbajt votimi për të kaluar mocionin e votbesimit.

U hodhën vetëm 195 vota, nën shifrën 200 që është e nevojshme që votimi të jetë i vlefshëm pasi ky proces u bojkotua nga anetarët e partisë së Yoon-it.

Opozita kryesore Partia Demokratike ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe është zotuar të paraqesë sërish një mocion votbesimi javën e ardhshme.

Presidenti Yoon Suk Yeol futi vendin në krizë politike kur ai shpalli ligjin e luftës çka zemëroi jo vetëm opozitën, por edhe mijëra qytetarë të cilët kanë protestuar për orë të tëra duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Menjëherë pasi votimi u bojkotua rrugët pranë parlamentit u zbrazën nga protetsuesit të cilët u kthyen në shtëpitë e tyre.

Më herët presidenti Yoon Suk Yeol i kërkoi falje kombit të tij, por nuk pranoi të dorëhiqej nga posti.

Tv Klan