Aroma e Krishtlindjeve duket se nuk ka më të njëjtën ndjesi në qytetin e vogël të Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ajo çfarë vihet re dhe ka ndryshuar klimën e kësaj atmosfere është prania e pakët e vizitorëve në një kohë që frekuentohej më shumë se zakonisht, teksa mungojnë gjithashtu dekorimet e zakonshme që vendosen kryesisht në segmentet e rrugës, madje as pema gjigante e Krishtlindjes e cila identifikon ardhjen e kësaj feste kaq të rëndësishme për besimtarët e krishterë.
Shkaku i luftës në Gaza ka ngrirë të gjitha festimet publike, duke u anuluar për të dytin vit radhazi. Të krishterët palestinezë kanë zgjedhur që të marrin pjesë vetëm në ceremoni fetare dhe familjare.
“Duhet të ishte një kohë gëzimi dhe feste, por në Betlehem të gjithë janë të trishtuar, në solidaritet me vëllezërit tanë në Gaza”, u shpreh një pastor i asaj zone.
Në anën tjetër, Izraeli vazhdon të mohojë me forcë akuzat për gjenocid në Gaza dhe gjyqtarët në gjykatën më të lartë të OKB-së, nuk kanë vendosur ende për një çështje që pretendon gjenocid, të ngritur nga Afrika e Jugut.
/tvklan.al