Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një konflikti ka qëlluar me armë gjahu në ajër më qëllim kanosjen.
Blutë bëjnë të ditur se si pasojë e konfliktit në pranga ka rënë edhe 26-vjeçari P. P., dhe është shpallur në kërkim edhe kushëriri i tij 35-vjeçari D. P.
“Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 15.
Vihet në pranga 29-vjeçari që gjatë konfliktit, qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Ai u kap dhe u shoqërua nga Policia, menjëherë pas rastit.
Sekuestrohet arma e gjahut, e cila posedohej pa leje.
Vihet në pranga një 26-vjeçar dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë konfliktit, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.
Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. P..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durërsit, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al