Trazirat kanë shpërthyer në një burg në kryeqytetin e Mozambikut duke lënë të vdekur 33 persona dhe plagosur 15 të tjerë.

Rreth 1,534 njerëz u arratisën nga një burg në Maputo gjatë  trazirave, por 150 prej tyre tani janë rikapur nga forcat e policisë. Trazirat në burg kanë shpërthyer pas atyre politike.

Të paktën 21 persona ndërruan jetë të mërkurën pas protestave antiqeveritare në vend. Protestat shpërthyen pasi gjykata e lartë e Mozambikut konfirmoi fitoren e partisë në pushtet në zgjedhje.

Grupet e opozitës dhe mbështetësit e tyre thonë se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Klan News