Brunilda Cami: “Që prej Janarit të vitit 2009 në paralajmërimet e vendosura në paketat e duhanit gjendet edhe një numër telefoni. Ky numër është i vendosur nga sektori i abuzimit me substancat nëpërmjet ët cilit mendohet që duhanpirësit të telefonojnë, është numër falas dhe të marrin asistencë për lënien e duhanit. Edhe në këtë paketë gjendet numri 0800 47 47, por le ta shikojmë si funksionin ky numër telefoni.

Siç e shikoni numri 080047 47 i nuk ekziston.”

Gazemend Bejtaj: “Është e vërtet në disa lajmërime në paketa është afishuar dhe një numër telefoni. Ka funksionuar për disa kohë, fakti është që nuk funksionon për arsye se me atë numër është abuzuar. Mendojmë që deri në një moment kur ne të stabilizojmë një numër apo një central që mund t’i shërbejë më mirë publikut do të funksionojë përmes mjekut ët familjes.”

Do të jetë komiteti ndërsektorial i kryesuar nga ministri i shëndetësisë, që në mbledhjen e tij brenda vitit 2009, do të vendos jo vetëm heqjen e numrit të telefonit nga paketat e cigareve, por do të paraqes edhe paralajmërim e reja të cilat do të jenë të shoqëruara nga imazhe.

Gazemend Bejtaj: “Etiketat ose paralajmërimet do të zënë një sipërfaqe të caktuar. Kanë rëndësinë e vet. Sigurisht që mendohet që në këto paketa të afishohen edhe imazhe ët caktuara të cilat dekurajojnë duhanpirësit në pirjen e cigares.”

Imazhet e vendosura në paketat e cigareve do ët zënë 50% të sipërfaqes dhe do të shoqërohen edhe me mesazhe sensibilizuese./tvklan.al

Gazetarja: Brunilda Cami