Brunilda Cami: “Që prej 1 Janarit të vitit 2010 me vendim të Këshillit të Ministrave është pikërisht karta e identitetit, e cila njihet si dokument i vetëm identifikimi, e për pasojë certifikatat nuk do të kërkoheshin më, por shohim se shumë institucione kërkojnë certifikatat dhe qytetarët janë të detyruar t’i marrin ato sërish”.
Gazetarja: Për çfarë e merrni certifikatën?
“Certifikatën e marr se po përgatis dokumentet për pension”.
“Për ta çuar në ambasadë për vizë për në Itali”.
“Për transferim pensioni”.
Gazetarja: Ju kanë kërkuar certifikatë?
“Po, po”.
Gazetarja: Po kartë identiteti keni?
“Kam, por nuk më hyn në punë fare”.
“Pa marrë certifikatë nuk marr dot leje. Certifikata është pa fotografi, por vendin e fotografisë e zëvendëson…”.
Qytetarët paraqiten në zyrat e gjendjes civile, për pajisjen me certifikatë pa fotografi, sepse kërkohet nga institucione të ndryshme apo edhe ambasada te huaja, edhe pse e kanë kartën e identitetit, dokument pa të cilin zyra e gjendjes civile nuk kryen asnjë veprim.
Karta e identitetit në fakt duhet të jetë dokumenti që shtetasi duhet të paraqesë në çdo institucion dhe vetëm fëmijëve nën moshën 16 vjeç duhet t’ju kërkohet certifikatë, kjo duke u bazuar në ligjin për gjendjen civile, ndryshuar në 12 Qershor të vitit 2009, neni numër 26, letërnjoftimi, ku thuhet:
Dokumenti bazë i përhershëm për identifikimin e shtetasve është letërnjoftimi. Personat të cilët për efekt moshe sipas ligjit nuk përfitojnë letërnjoftim pajisen nga zyra e gjendjes civile me certifikatën e lindjes me fotografi, sipas rregullave të përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami