Toka e punuar dhe një njollë gjaku në oborrin e shtëpisë, ishin dy detajet që tradhtuan Klodian Çalamanin, të cilin banorët e fshatit Grecalli të Fierit e njihnin edhe si “Xhezo”. 38-vjeçari ishte personi i fundit që ishte parë në shoqërinë e Mateo Vasiu, kur ky i fundit i shkoi në shtëpi me gjasë për t’i kthyer biçikletën me të cilën po bënte xhiro. Por 8-vjeçari nuk do dilte më kurrë nga ajo banesë, të paktën jo i gjallë.
Gazetari Spartak Koka, në një lidhje direkte me emisionin Opinion, përcolli detaje për ngjarjen e rëndë.
“Ngjarja është mësua rreth orës 14 e 45 minuta të ditës së sotme kur nëna ka telefonuar policinë. Menjëherë strukturat e policisë, duke pasur një informacion të tillë sensitiv që bëhej fjalë për zhdukjen e 8-vjeçari, dhe përreth 2 orë kanë arritur të ngrenë dhe pistat e para të dyshimit. Presoni i fundit me të cilin ishte parë 8-vjeçari ishte Klodian Çalamani, i cili i kishte dhënë biçikletën 8-vjeçarit për të luajtur. Rreth 30 minuta më pas ai e ka tërhequr në hyrjen e banesës së tij ai e ka goditur me lopatë dhe më pas e ka groposur. Ai u pyet nga policia nëse kishte dijeni, apo ishte i përfshirë në zhdukjen e tij, duke u nisur edhe nga precedenti i mëparshëm i Çalamanit, atë të vitit 2006, të heqjes së paligjshme të lirisë së një 16-vjeçareje. Ai ka refuzuar të bashkëpunojë. Ajo që i ka bërë të dyshojë strukturat e policisë ka qenë toka e punuar në të djathtë të shtëpisë dhe një gjurmë gjaku e evidentuar aty. Më pas janë afruar tek vendi ku e kishte groposur dhe menjëherë në këtë moment ai u ka thënë: Po ja ku e keni e kam vrarë e kam groposur këtu”.
Koka tregoi po ashtu se autoritetet dyshojnë që Mateo të jetë vrarë rreth orës 10:30 të mëngjesit dhe për orë të tëra, autori i këtij krimi makabër ishte totalisht jo bashkëpunues me policinë.
“Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30 të paradites. Pra që nga kjo orë, deri në orën 17:30 kur ka ndërhyrë policia zotëria ka qenë totalisht jo bashkëpunues, dhe indiferent. Por duhet theksuar se 2 orë pas marrjes së informacionit, kur është sinjalizuar humbja e të miturit, strukturat e policisë kanë ngritur dyshimet e para. Kanë ardhur në zonë dhe është lokalizuar personin”./tvklan.al