Lirohen nga qelia gazetari Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësja e AMP, Regina Omeri, të arrestuar nga sektori krimit kibernetik në Policinë e Tiranës për “falsifikim kompjuterik”.
Për ta gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje”, ndërsa në seancë dy të arrestuarit shprehën pendesë për veprimin e kryer.
Gazetari dhe ish-punonjësja e AMP akuzohen se në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, akoma në kërkim, publikonin shkrime të pavërteta për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit me qëllim denigrimin e imazhit e tyre.
Lajmet në fjalë botoheshin në një portal të paregjistruar në organet shtetërore që dyshohet se ishte krijuar nga Kushtrim Selimi.
Nga dëshmia e Regina Omerit ishte pikërisht Selimi ai që i dërgonte shkrimet me përmbajtje denigruese, që më pas publikoheshin nga gazetari Ervis Hasanga.
Ky i fundit për punën e kryer paguhej me një rrogë prej 600 Eurosh, vlerë të cilën në një rast ka deklaruar se ja ka dhënë një person të cilin nuk e njihte por që e kishte dërguar Kushtrim Selimi.
Tv Klan