Devis Xherahu është bërë pjesë e emisionit Rudina në Tv Klan, ku ka folur për këngën e tij më të re “Vetëm ti”, projektet e reja dhe marrëdhënien me Ertemionën. Ai ka treguar se shumë shpejt do e zyrtarizojë lidhjen me të me një ceremoni shumë të thjeshtë dhe sa i përket sjelljes në jetë të një fëmije, Devisi shprehet se ka shumë qejf të bëhet baba, por këtë gjë ia ka lënë në dorë Zotit.

Rudina Magjistari: Ti vetë kur do bëhesh baba?

Devis Xherahu: Shumë shpejt do zyrtarizohet lidhja jonë, brenda vitit 2020.

Rudina Magjistari: Do bëni ndonjë ceremoni?

Devis Xherahu: Mendojmë për një ceremoni, por unë nuk jam ai partizani i dasmës së madhe. Më pëlqen një ceremoni shumë e thjeshtë dhe hyjnore, shumë e brishtë dhe e pafajshme dhe këtë pres të bëj. Do i bëj një propozim ulur në gjunjë. Për fëmijë kemi shumë dëshirë, por e ka Zoti në dorë. Kam rënë më shumë pas punëve dhe karrierës, unë shëtit shumë dhe dua të jem afër fëmijës. Dua të jem gjithë kohës pranë fëmijës kur të vijë. /tvklan.al