U infektuan nga djali që erdhi nga Italia
Zona pranë banesës ku jetonin katër personat e infektuar me koronavirus në Vlorë është dezinfektuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Katër personat, gjyshja nga nëna 77 vjeç, çifti i bashkëshortëve burri 69 vjeç e gruaja 50 vjeçe dhe djali i tyre 24 vjeç u dërguan mbrëmë në Tiranë.
Mendohet se ata janë infektuar nga djali tjetër i familjes. Ai ka ardhur nga Bergamo më 8 Mars dhe është larguar më 20 Mars drejt Gjermanisë.
Ai nuk ka shfaqur shenja të COVID-19 deri në momentet që është larguar nga Shqipëria. Ata banonin pranë postës së qytetit, ndërsa burri punonte si shitës ambulant.
Tv Klan