Lajme Arkiva 2003
Një nga personalitetet më të njohura të letërsisë shqipe, Dhimitër Shuteriqi, është nderuar pas vdekjes me çmimin “Penda e Artë për karrierën”.
Edicioni i 6-të i çmimeve në letërsinë kombëtare është zhvilluar dje në mbrëmje, në praninë e personaliteteve të shumta të fushës së botimeve shqipe, shkrimtar etj.
Çmimi më i rëndësishëm i këtij edicioni “Penda e artë 2002, i është dorëzuar nga zonja Arta Dade, Ministre e Kulturës, bashkëshortes së shkrimtarit të ndjerë Dhimitër Shuteriqi.
Mynever Shuteriqi: Në këtë çast do dëshiroja të behej e pamundura, të ishte Dhimitri këtu, të ishte ai për të falënderuar vetë për vlerësimin që i bëhet për krijimtarinë e tij letrare, krijimtari e cila shtrihet në hapësirë të gjatë kohore. Në një hapësirë që përfshin afro 7 dekada.
Kryetari i jurisë, këtë vit në këtë konkurs të rëndësishëm, ishte shkrimtari Nasho Jorgaqi, i cili në fjalën e tij të rastit ka cilësuar prurjet e mëdha të shkrimtarit në këtë edicion në një vend të konsiderueshëm që kanë zënë botimet në prozë.
Ai së bashkime jurinë e këtij konkursi ka vlerësuar punën e shkrimtarëve shqiptarë sidomos në gjininë e prozës, e cila sipas tij ka pësuar një ngritje në nivelin artistik. Por ka theksuar se ndërmjet 90 autorëve konkurrues është ndier mungesa e librave eseistik dhe studimor, si edhe lënia padore e botimeve për fëmijë nga autorët shqiptarë.
Nasho Jorgaqi: Patëm kënaqësi të shijomë gjatë leximit vepra letrare në prozë që zgjojnë emocione të fuqishme në pasqyrimin e realitetit dhe që shquhen për strukturat novatore dhe me frymë human. Në këtë kontekst ishin veçanërisht romanet ato që dëshmuan shenjat e pjekurisë të letërsisë së sotme shqipe, e cila po i rimerr traditat e saj më të mira në fushën e prozës së gjatë.
Më pas zoti Jorgaqi vlerësoi shkrimtarin Visar Zhiti me çmimin “Penda e Argjendtë në gjininë e prozës”, për romanin e tij “Ferri i Çarë”. Ndërsa çmimet e tjera penda e argjendtë i kanë takuar përkatësisht Dhimitër Pojanakut, për poezi, Nasi Lera për përkthim nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe, Dorota Horodicka për përkthim nga shqip në gjuhë të huaj, Viktor Canosinaj, letërsi për fëmijë dhe Behar Gjoka në fushën e letërsisë studimore./tvklan.al