Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kanë kaluar vetëm pak ditë, kur nëna e një të arrestuari doli e shokuar nga salla e gjyqit kur pa të birin me plagë. Denoncimi i dytë ndaj punonjësve të policisë të komisariatit 3 në Tiranë, që bëhet publik, vjen nga një tjetër person. Ali Metani 42 vjeçar ka përfunduar në qeli i plagosur nga goditjet e policëve për një arsye qesharake.

Kamera jonë mundet të filmojë pak sekuenca të personit të dhunuar. Ai akuzohet ashpër për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe fyerje, por avokati i tij mbrojtës është ankuar se nuk janë paraqitur prova për këtë.

Avokati:- “Klienti im, në seancë gjyqësore deklaroi, për dëmtimet që kishte hemorragji në pjesë të trupit dhe ato u pasuruan në dosjen gjyqësore, gjithashtu ka deklaruar dhe në hetuesi, kurse vendim për marrjen e ekspertimit mjeko-ligjor nuk është bërë akoma nga ana e klientit tim”.

Historitë e njerëzve të dhunuar nga policia janë shumë më tepër nga ato që bëhen publike në sallat e gjykatave. Mjafton të marrësh parasysh shifrat në institucionin e Avokatit të Popullit, a shoqata për të drejtat e njeriut. Për dy rastet e fundit vetëm brenda kësaj jave, në komisariatin e policisë 3, askush nuk pranoi të jepte një deklaratë. Në këto raste duket se punonjësit e policisë ndihen të mbrojtur nga urdhri i eprorve për të mos folur për mediat, duke i adresuar ato në zyrat e shtypit./tvklan.al