Një 24-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për shkak se kishte dhunuar motrën dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
24-vjeçari A.Q. ishte i shpallur në kërkim për këtë ngjarje dhe u arrestua në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave të kërkuar.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tijë, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.
/tvklan.al