Studiuesit vlerësojnë se kufizimi i ushqimit vetëm në 8 orë sjell pasoja për organizmin
Kufizimi i vakteve brenda 8 orëve dhe mungesë totale ushqimi për 16 orë të tjera në afatgjatë është i dëmshëm për organizmin. Madje sipas të dhënave të fundit studimore, rreziku i vdekjes si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare në raste të tilla rritet me 91%.
Nga studime të mëparshme ky agjërim i pjesshëm apo dietë me rregullta të përcaktuara, rezultonte se përmirësonte dukshëm disa vlera të rëndësishme në organizëm, metabolizëm dhe sistem kardiovaskular, rregulonte nivelet e glukozës, kolesterolit si dhe kishte ndikim pozitiv tek tensioni. Por nëse ky regjim ushqimor ku vaktet konsumohen brenda 8 orësh dhe në 16 të tjerat asnjë ushqim, për afatgjatë, kthehet në dëm për organizmin e njeriut.
Raporti ka marrë në konsideratë dhe analizuar të dhënat nga “National Health and Nutrition” në SHBA, që prej vitit 2003 deri në 2019.
Klan News