Kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë sot në mbledhjen e qeverisë se çështja e statusit të Kosovës është mbyllur njëherë e mirë. Deklarata e Thaçit vijnë si reagim ndaj zërave që thonë se Beogradi dhe Prishtina në të ardhmen duhet ët diskutojnë sërish çështjen e statusit të Kosovës. Madje dit më parë ish i dërguari evropian në bisedimet për statusin Volgan Ishinger, ka thënë se rifillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë patjetër.
Hashim Thaçi: “Ditëve të fundit është hapur si diçka e panevojshme dilema për ndonjë bisedim për Serbinë. 17 shkurti i këtij viti ka vulosur fatin për Kosovën. Kosova është shtet i pavarur,sovran, demokratik i njohur nga 51 shtete të fuqishme ndërkombëtare.”
Në mbledhjen e sotshme të qeverisë është diskutuar edhe rreh reformës në drejtësi dhe shëndetësi.
Hashim Thaçi: “Reformat në drejtësi dhe që do të krijomë kushte për funksionimin efikas dhe efektiv të këtij sistemi si dhe do të rrisin besimin ndaj qytetarëve që çdo kush që shkel ligjin do të vihet para organeve të drejtësisë.”
Qeveria e Kosovës në këtë ,mbledhje ka caktuar edhe anëtarët e komisionit për auditimin e korporatës elektroenergjetike derisa për çështjen e aludimit të mjeteve shtesë për ministrinë e Shëndetësisë është lënë që të vendoset javën e ardhshme./tvklan.al