Dinamo dhe Vllaznia do të luajnë sot në mbrëmje ndeshjet e kthimit në turin e parë eliminator të Europa League.

Blutë e kryeqytetit e shohin të pamundur kualifikimin pas humbjes së thellë 4-1 në ndeshjen e parë me Lahtin.

2.09 koeficienti i basteve për fitoren e Dinamos, 3.3 barazimi dhe 3.16 fitorja e finlandezëve. 

Interesantë janë koeficientet për golat e mundshëm që do të shënohen në këtë ndeshje. 1 gol koeficienti 4.7, 2 gola 3.5, 3 gola 3.8, 4 gola 5.6, ndërsa nëse nuk shënohet asnjë gol koeficienti është 10.7.

Ndërkaq në Shkodër drejtuesit e klubit Sligo kanë parë nga afër sot paradite gjendjen e fushës. Të dy ekipet kanë qëndruar gjatë ditës në hotelet përkatëse në pritje të ndeshjes së orës 20.00.

Vllaznisë i mjafton vetëm barazimi pasi me shumë fat ka marrë fitoren në ndeshjen e parë. 2.09 fitorja e shkodranëve, 3.28 barazimi, 3.11 fitorja e irlandezëve.

Për këtë ndeshje pak mundësi ka për të vënë bast me gola. 0-1 gol koeficienti 3.75, 0-2 :  1.90, 2-3 gola :  1.91. Kjo ndeshje do të transmetohet në Supersport./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe