Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është tregues i marrëdhënieve të mira mes qytetarëve. Këtë mendim dha nga Korça zv/ministri i jashtëm maqedonas Zoran Dimitrievski  i pyetur në lidhje me diskutimet për ligjin e gjuhëve

“Në Maqedoninë e Veriut çështja për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe lidhet me marrëdhëniet   popullsisë dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është një element i rëndësishëm për të garantuar sigurinë dhe barazinë e tyre. Këto klauzola që përmendni janë për të rregulluar përdorimin e gjuhës shqipe në konteste specifike si në uniformat e policisë dhe ushtrisë, në kartëmonedha ose në raste të caktuara në gjykata”, tha Zoran Dimitrievski .

Dimitrievski shprehet se të gjitha marrëveshjet e firmosura më herët nga qeveritë e tjera do të respektohen përfshirë edhe paktin e Ohrit.

“Sa i takon marrëveshjes mendoj se të gjitha marrëveshjet që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut si marrëveshja e Ohrit ndërmjet maqedonasve e shqiptarëve si dhe marrëveshjet e tjera me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Bullgarisë duhet të vlerësohen nga të gjitha palët, në fakt nga të gjithë pjesëmarrësit”, shtoi ai.

Këto deklarata zv/ministri maqedonas i bëri pasi mori pjesë në një konferencë shtetërore në Universitetin e Korçës me teme 80 vjet gjuhë amtare maqedonase në Shqipëri.

Klan News