Katër ndeshje pezullim për presidentin e Klubit të Futbollit, Laçi, Pashk Laska, gjobë dhe ndeshje pa tifozë. Ky është dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF, që ka identifikuar shkaktarët e trazirave në ndeshjen e Superligës shqiptare mes kurbinasve dhe Partizanit. Në njoftimin e Disiplinës, thuhet se zyrtari i Laçit për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes nuk do të mund të hyjë në stadium në 4 ndeshjet e ardhshme që organizohen nga FSHF.
Ndërkaq, klubi kurbinas gjobitet me 300 mijë lekë si dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve pa tifozë për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushën e lojës. Episode negative u shënuan edhe në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Klubi i Tiranës do duhet të paguajë 100 mijë lekë gjobë për shkak të ndezjes së flakadanëve dhe mjeteve të tjera piroteknike nga ana e tifozëve në ndeshjen me Elbasanin.
Gjobë më e lartë për këto të fundit. Përveçse sjelljes së gabuar, tifozët elbasanas përdoren edhe kore me mesazhe fyese, për t’u gjobitur me 400 mijë lekë. Dy klubet gjithashtu duhet që të paguajnë dëmët e shkaktuara në impiantin kombëtar në 15 ditët e ardhshme.
Klan News