Lajme Arkiva 2003
Gjithçka rreth diskutimit të konkluzioneve të hetimit parlamentarë për fajdet u konsumua sot në parlament nga krerët përkatës Nano dhe Berisha.
Kemi akuzuar njëri-tjetrin për të futur në burg zoti Nano ju aty ku jeni në bankën e parë. Është duke folur për burg dhe kanë akuzuar njëri-tjetrin. Ata të dy që janë aty.
Ne kemi zgjedhur këtë opsion të ikjes suaj nuk ka avantazh më të madh për mazhorancën se sa të ketë opozitë të drejtuar nga ju në Parlament. Nano në fjalën e tij nuk u mor me transparencën, por me periudhën e lulëzimit të fajdeve dhe akuzat personale ndaj Berishës.
Fatos Nano: Në atë kohë na shpjegonte zoti Berisha rrezikun që paraqisnin skemat piramidale. A ka sot logjike dhe moral të pyetet si mund të veprojë Berisha dhe shteti i tij kur vetë thelbi i regjimit që ai ndertoi ishte piramida?
Nga ana e tij kreu i opozitës Berisha i kujtoi Nanos premtimin para shqiptarëve se do ti kthente 100% paratë e fajdeve në ’97.
Sali Berisha: Ju i premtuat kthimin 100%. Në fakt një gjë bëtë i vodhët 100%. Sepse ju u vërsulët me një uri të papërmbajtur mbi këtë pasuri. Dhe shiko nuk mund të akuzoj Pandeli Majkon për këtë se “Arapi i zi” kishte vetëm një Zot dhe zoti ishte “Padrinoja”.
Në seancë nuk munguan batutat e madje as situata e acaruara mes deputetëve të cilat patën gjithnjë në qendër të vëmendjes liderët Nano dhe Berisha.
Sali Berisha: Për të ikur ikën ti, ti ke sindromën e fugave. Ti je fuga./tvklan.al