I pari që ka folur në Ditën e Lirisë së Medias nga politika ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Kreu i shteti ka shprehur shqetësimin se shtypi është pjesërisht i lirë, ndërsa inkurajon gazetarët të denoncojnë dhunën, shantazhin e presionet.
Ai thekson se
“mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante.”
Në Ditën e Lirisë së Medias, lideri i opozitës Lulzim Basha shkruan në Facebook se
“Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira”
.
“Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri. Vullneti i qeverisë është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike. Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit”,
thotë Basha.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Rama ndaj liderit të opozitës:
“Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit ME VOTE. Pa merak, vonon po s’harron 2021shi”.
Tv Klan